Pak ditë më parë në rrjet qarkulloi lajmi se Sin Boy kishte ndërruar jetë. Lajmi u bë i ditur përmes një deklarate në faqen e tij zyrtare ku thuhej se ai nuk jetonte më për shkak të mbidozës, por muzika e tij do mbetej gjithmonë. Mirëpo burime për “Prive” kanë zbuluar se Sin Boy jo vetëm që është shëndoshë e mirë, por është rikthyer dhe me Rina Balajn.
Sipas “Prive”, artisti e ka përdorur lajmin e vdekjes për publicitet, por gjithë këtë periudhë ai po e kalon duke bërë udhëtime në Evropë me Rinën.
Rina dhe Sinboy u ndanë në gusht të vitit të kaluar.