Sekretet e Kalorësve Templarë janë zbuluar nga arkeologët në Izrael. Një sërë tunelesh të humbura, që çojnë në një kullë me thesare, të cilat murgjit legjendarë të luftërave do t’i kishin përdorur për të transportuar arin e tyre rreth 800 vite më parë.
Dr Albert Lin, një arkeolog Amerikan, udhëhoqi kontrollin gjatë një dokumentari për “National Geographic”.
“Unë jam në Izrael në kërkim të Kalorësve Templar. Këta murgj janë pjesë e legjendave dhe po ashtu është edhe ari i tyre. Diku në qytetin modern të Akres shtrihet qendra e tyre e komandës, dhe ndoshta thesari i tyre”, tha ai. Kalorësit Templar ishin një grupe fetar kalorësish, një grup murgjish luftëtar, të cilët u krijuan në Angli në shekulli e 12, për të mbledhur para për kryqëzatat.
Duke përdorur teknologjinë LiDAR, Dr Lin dhe ekipi i “National Geographic”, skanuan një zonë në portin e Acre, ku gjetën një kështjellë të Kalorësve Templar, të përdorur në Kryqëzatën e Tretë, ku tani qëndron një parking makinash.
Skanimet e kryera nga arkeologët e “National Geographic” gjetën një shtëpi roje dhe një seri tunelesh.
Duke përdorur një aplikacion të realitetit virtual, ekipi shfaqi sesi pamja do të dukej 800 vjet më parë me kështjellën e gjerë të rikonstruktuar me një skicë që ngrihet mbi ta në bregdet.