Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar vlerësimin nga Presidentja Osmani me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku u nderua me titullin Medalja Presidenciale e Meritave”.
I ftuar në “Kjo Javë” në News 24, Topi u shpreh se e ka konsideruar gjithmonë detyrim moral, qytetar, politik, institucional angazhimin e tij për Kosovën, dhe se e ka parë atë gjithmonë si pjesë të qenies së tij.
”Jam nderuar vazhdimisht nga institucionet e Kosovës, është kthyer në një lloj rituali që ndoshta që nuk është se më jep ndonjë ndjesi përtej asaj që kam ndjerë që në ditën e parë që kam vitituar Kosovës. E kam konsideruar detyrim moral, qytetar, politik, institucional angazhimin për Kosovën. E kam parë Kosovën gjithmonë si një pjesë organike të qenies sime. Fakti që kjo dekoratë vjen sërish pas 17 vitesh, duke marrë në konsideratë shumë vlerësime të tjera në Kosovës, tregon që asgjë nuk është në trajektoren e kornizave politike. Vjen si mirënjohje dhe unë ja kthej 100-fish mirënjohjen Kosovës”.