Antonio Leka u arrestua me armë dhe municione një ditë më parë në Lezhë, ka dhënë deklarime kontradiktore para hetuesve, duke shfaqur probleme të theksuara psikologjike.
Në momentin e ndalimit, 36-vjeçari ka deklaruar se ishte nisur për të vrarë politikanët, ndërsa në vazhdimësi nuk është i vetëdijshëm duke shfaqur qëndrime patriotizmi.
Me qetësimin e gjendjes së tij, hetuesit pritet ta marrin sërish në pyetje, me qëllim zbulimin e prejardhjes së armëve dhe municioneve që ju gjetën.