Kryeministri Edi Rama ka postuar me ironi deklaratën e deputetit demokrat Myslym Murrizi i cili u shpreh se Basha u nis në protestë për të rrëzuar Ramën, por rrëzoi atë. “Demokratët prishin që kryesia e PD-së, këshilli kombëtar dhe protestat u nisën dhe u motivuan për të rrëzuar Ramën, por po ta dinin, që dy palë protesta, tetë mbledhje të këshillit, kolegjet e kryetarëve dhe grupit do të ishin për të më shkarkuar mua, gjithë kjo kosto e madhe, do të isha ikur vetë” tha Murrizi, që u përjashtua nga grupi i PD-së dhe drejtimi i degës së PD-së në Lushnje, pasi nuk pranoi që të hiqte dorë nga mandati.
