Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga sulmi me thikë që iu bë një të moshuari në Maltë, ngjarje për të cilën u arrestuan dy 23-vjeçarë shqiptarë përveç porositësit të aktit kriminal, maltezit 37-vjeçar Matthew Joseph Schembri.
Ky i fundit është akuzuar në gjykatë se ka porositur dy “vrasësit” shqiptarë për të sulmuar vjehrrin e tij, teksa ai po shkonte për të vrapuar përgjatë bregdetit.
Schembri dhe dy autorët e dyshuar, shtetasit shqiptarë Xhovano Ndoci dhe Agostin Marku, i mohuan akuzat kur u paraqitën në gjykatë para gjykatësit Charmaine Galea të premten pasdite dhe u lanë në paraburgim.
Kur ata u arrestuan, pasi njëri prej tyre u ndoq nga një vrapues kalimtar dhe u shtri në tokë, shqiptarët i thanë policisë se ishin të ngarkuar për të kryer sulmin.
.