Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, ka rrëfyer edhe një herë ngjarjen që i ka ndodhur në kohën e luftës, kur ishte vetëm 16 vjeçe.
Ajo në vitin 2018, kishte treguar publikisht se ishte përdhunuar nga një polic serb gjatë kohës së luftës.
Sot Krasniqi thotë se së pari ka biseduar më vëllain, i cili në atë kohë ishte vetëm 18-vjeçar, ndërsa nënës së saj, nuk kishte arritur t’i tregojë, ndonëse ajo e kishte kuptuar në momentin kur Krasniqi kishte shkuar në shtëpi,
“Së pari kam folur me vëllain e vogël. 18 vjeç ishte vëllai e unë isha 16 vjeç. Nanës nuk ka pasur nevojë t’i tregojë se më ka parë në çfarë gjendje jam kthyer në shtëpi. Por, unë s’kam mujt me thanë, oj nanë kështu më ka ndodhë. Unë jam kthyer në shtëpi e tmerruar”, tha Krasniqi në Rubikon. Ajo thotë se janë detyruar të ikin në një mal, pasi që ishte kërcënuar se nëse tregon se çfarë kishte ndodhur, ata do të ktheheshin prapë.
“Ata thanë që nëse i tregon dikujt na vijmë prapë, pastaj kemi ikur shumë herët, kemi shku në një mal. Kam pasur frikë të rri. Edhe në mal sa kemi qëndru unë dojsha vec me vdek se nuk mujsha me paramendu me ra në dore të tyre prapë”, thotë ajo.
36-vjeçarja, e cila kishte qenë vetëm 16-vjeçare në kohën kur i ishte nënshtruar torturave dhe dhunimit seksual. Ajo është nënë e dy fëmijëve.
Kujtojmë se Krasniqi kishte numrin 4 në listën e VV-së, përderisa mori rreth 60 mijë vota, duke e bërë atë gruan e tretë më të votuar.