Ditët e fundit modelja shqiptare Angela Martini ka qenë në qendër të mediave rozë, sepse po përflitet për një ndarje nga bashkëshorti.
Mirëpo një tjetër lajm që po qarkullon kudo në media është se bashkëshorti i saj Drago Svulescu ka probleme serioze me drejtësinë.
Sipas ‘Anabel.al’, ai është dënuar në shkurt të këtij viti me 5 vite e 6 muaj burg nga Gjykata e Lartë në Rumani.
Thuhet se Svulescu akuzohet se është përfshirë në një grup kriminal (30 anëtarë), i cili përllogaritet ta ketë dëmtuar shtetin me 114 milionë euro për sa i përket disa pronave në Constatta dhe Mamaia.