Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

U përjashtua nga Kuvendi, Alizoti: Qëndrimi jonë simbolik, nuk pati akte të natyrës së dhunshme

13:55 / October 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ALIZOTI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PD-së, Tomorr Alizoti i cili mori pjesë në bllokimin e seancës plenare, thotë se Parlamenti nuk është funksional. Për të është e turpshme që të fiken dritat në një institucion si Kuvendi “si të jetë një kopsht fëmijësh”. Alizoti thekson edhe se Parlamenti në Shqipëri sot nuk po funksionon dhe se mazhoranca po përcakton kush është opozita në komisionin e Reformës Zgjedhore dhe po zhbën komisionet hetimore. Ai shtoi se vendimi për përjashtimin e tij dhe 25 deputetëve të tjerë është i turpshëm pasi qëndrimi i tyre ishte simbolik dhe nuk kishte akte të natyrës së dhunshme.

“Është e turpshme që në një institucion të tillë të fikin dritat sikur është kopsht kalamajsh, Ka një seriozitet në këtë punë. Vetëm fëmijët fikin dritat. Kjo tregon psikozën e një njeriu dhe një grupi njerëzish që kanë kuptuar se pushteti merret duke qenë servil.

Parlamenti në Shqipëri nuk funksionon. Si sot demokracia në vend nuk ka qenë asnjëherë. Mazhoranca po përcakton kush është opozita në komisionin e Reformës Zgjedhore. Komisionet hetimore nga ana tjetër janë shumë të rëndësishme.

Në momentin që këto zhbëhen parlamenti nuk është funksional. Është një godinë që është kthyer në teatër kukullash, ku fiken edhe dritat. Turp kushdo që e ka bërë përjashtimin tonë. Protesta sot ishte simbolike. Nëse ka dhunë apo akte të ngjashme le të ketë përjashtim, por për një simbolikë është marrëzi të përjashtohen deputetët”, u shpreh ai.

Tomor Alizoti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.