Në shtator 2017, katërvjeçari Garrett Michael Matthias u diagnostikua me një kancer të rrallë. Për dhjetë muaj, ai duroi kimioterapinë brutale dhe rrezatimin, por ai kurrë nuk e humbi ndjenjën e tij të humorit.
Njerëzit që i thanë lamtumirën në momentet e fundit, u befasuan nga përgjigjja standarde e Garrett:
“Shihni më vonë, budallenj” !
Kur prindërit e djalit të vogël mësuan se kanceri do të ishte fatal vendosën të shkruanin të gjitha mendimet e tij për jetën dhe vdekjen. Garrett vdiq më 6 korrik 2018. Pesë ditë më vonë, familjarët shfaqën një regjistër që tregonte cdo gjë mbi jetën e vogëlushit në bazë të fjalëve të tij. Fjalët e tij do t’ju bëjnë të qeshni, të qani, ose ndoshta edhe të dyja. Ndërmjet të gjitha përgjigjeve që ai dha më të bukurat dhe të cuditshmet ishin:
” Unë jam Garret Michael Matthias, jam një bulldog, kur të rritem dua të bëhëm një boksier profesionist. Ngjyrat e mia të preferuara janë e zeza kombinuar me jeshilen dhe bluja e kombinuar me te kuqen. Gjërat që pëlqej më shumë janë: Kur luaj me motrën time, Legot e mia,Batman dhe kur prindërit më vënë në gjumë. Gjërat që urrej më shumë janë: Pantallonat, Kancerin idiot dhe budalla, gjilpërat. Kur të vdes dua të bëhem një gorrillë”.
Pyetjen nëse do të donte të varrosej apo të digjeshin eshtrat e tij ai iu përgjigj:
Të digjen si në filmin tim të preferuar kur mamaja e personazhit kryesor (THOR) vdes dhe ai djeg eshtrat e saj e më pas ajo shëndohet në një pemë. Kështu dhe ai do të jetonte gjatë, në natyrë.
Këto fjalë të vogëlushti kanë përlotur një botë të tërë pasi përgjigjet e tij plot fantazi për jetën janë shumë prekëse.
Historia e tij ka frymëzuar një libër me titullin ” Dirty, stupid, Cancer”.