Mjeku Fitim Shini tregon se i mituri është qëlluar 4 herë me thikë nga 14-vjeçari në Durrës në pjesën e gjoksit. Sipas tij, njëra prej goditjeve i ka kapur dhe zemrën bën me dije.
Gjendja e 15-vjeçarit është kritike teksa vazhdon të ketë i intubuar në reminacion. Mjeku Shini thonë se sapo i mituri ka mbërritur në spital është ndërhyrë për të stabilizuar situatën dhe më pas 15-vjeçari është intubuar.
“Për momentin pacienti ndodhet në reminacion i intubuar. Gjendja vazhdon të jetë e rëndë. Shpresojmë që në 24-48 orët e ardhshme të stabilizohet dhe të dalë nga intubimi.
Fëmija erdhi në urgjencë me disa plagë, 4 në gjoks, njëra prej të cilave depërtonte zemrën në 2 nivele dhe duke shkaktuar gjendjen e shokut.
U ndërhy menjëherë, u lirua zemra dhe gjendja u stabilizua menjëherë. Ka marrë në sallë 3 flakon gjak dhe vazhdon gjendja e rëndë në reminacion”, tha mjeku.
