Për vite me radhë nuk e shihnin dot në sy njëra-tjetrën por duket se kanë hedhur gjithçka pas krahëve, dhe tashmë janë pajtuar e në mënyrë më të ëmbël të mundshme, me biskota.
Pjata me biskota me çokollatë kishte të shkruar mbi të: “Më në fund paqe”. Fotoja është postuar në Instagram nga vetë Katy Perry duke bërë publike lajmin duke etiketuar si vendndodhje “Let’s be Friens”, (eja të bëhemi shoqe). Ndërsa etiketon dhe Taylor Swift ajo shkruan “Sa mirë kështu”.
Taylor Swift bëri deklaratën e vet të paqes duke komentuar me zemra. Gjithçka nisi kur Taylor Swift akuzoi Katy-n se i kishte marrë tre kërcimtarë të turit “Red” në 2012-ën.