Policia e Tiranës ka marrë një telefonatë se në ambientet e pishinës së një lokali në Linzë, ishte mbytur një vajzë.
Pas njoftimit, uniformat blu shkuan në vendngjarje dhe konstatuan brenda në pishinë, vajzën me iniciale E.T., 25 vjeçe, në gjendje të rëndë, e cila ishte e shoqëruar nga shtetasi O.M., 32 vjeç.
E reja, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore nga stafi i ambulancës, është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.