Albina dhe Familja Kelmendi elektrizuan mbrëmë skenën e finales së “Eurovision” me këngën “Duje”.
Ndonëse u vlerësua si një performancë e mirë, Albina dhe Familja Kelmendi janë radhitur e 22-ta.
Ajo mori vetëm 17 pikë nga votat e jurive, ndërsa 59 nga votat e publikut. Ky rezultat nuk është pritur mirë nga përfaqësuesit e Shqipërisë.
Ka qenë bashkëshorti i Albina Kelmendit, Valon Vataj, ai i cili ka bërë një reagim në rrjete sociale, duke thënë se politika triumfoi kundër trojeve shqiptare.
“Eurovision nga aspekti profesional e njerëzore nuk ka me vlera! Familja ime është fituese e ruajtjes se vlerave muzikore e kombëtare”, shkroi ai.