Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U rrëmbyen nga bandat, lirohen më shumë se 280 nxënës nigerianë

09:40 / March 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1711268265x15 4 551
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

NIGERI– Më shumë se 280 nxënës nigerianë të rrëmbyer në qytetin veriperëndimor të Kuriga në fillim të këtij muaji janë liruar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. 

Guvernatori i shtetit Kaduna, Uba Sani nuk dha detaje të lirimit të tyre. Bandat e rrëmbyesve, kanë kapur mijëra njerëz vitet e fundit, veçanërisht në veri-perëndim, megjithëse ka pasur një reduktim të rrëmbimeve masive të fëmijëve gjatë vitit të kaluar deri në këtë javë.

Të rrëmbyerit lirohen zakonisht pasi të paguhet një shpërblim, ndërsa këtë herë, militantët kishin kërkuar 690,000 dollarë (548,000 £). Qeveria kishte thënë se nuk do të paguante asnjë shpërblim, shkruan BBC.

Rrëmbimi masiv ndodhi mëngjesin e 7 marsit gjatë asamblesë së shkollës. Sipas dëshmitarëve, nxënësit ishin në terren rreth orës 08:30 (07:30 GMT) kur dhjetëra persona të armatosur me motoçikleta kaluan nëpër shkollë, duke marrë me vete 187 nxënës nga një shkollë e mesme dhe 125 nga shkolla fillore lokale. Njëzet e pesë u kthyen më vonë, ndërsa një nxënës, që besohet të jetë 14-vjeçar, vdiq pasi u qëllua nga personat e armatosur.

Shumica e rrëmbimeve në Nigerinë veriperëndimore, duke përfshirë shtetin Kaduna, besohet se janë vepër e bandave kriminale që përpiqen të fitojnë para nga shpërblimet. Në një përpjekje për të frenuar industrinë spirale dhe fitimprurëse të rrëmbimeve të Nigerisë, një ligj i diskutueshëm që e bëri krim kryerjen e pagesave për shpërblim u miratua në vitin 2022. Ai mbart një dënim me burg prej të paktën 15 vjetësh, megjithatë askush nuk është arrestuar ndonjëherë

nigeri rrembim nxenes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.