Dy persona janë shpëtuar sot nga Policia në Himarë, pasi kishin dalë në det për të lunduar me një gomone pa motor. Dy pushueve u është rrezikuar jeta, pasi era e fortë dhe dallgët i kanë shtyrë drejt thellësisë në Dhërmi.
“Policia Kufitare u dha ndihmë 2 shtetasve, të cilët rrezikuan jetën në ujërat detare të Dhërmiut. Sot, rreth orës 13:45, pas njoftimit të marrë se 2 persona rrezikonin jetën në det për shkak të erës, menjëherë u organizua puna dhe shërbimet e Policisë Kufitare të Stacionit Policor Dhërmi bënë të mundur shpëtimin e dy pushuesve. Ata kishin dalë me gomonen (pa motorr) për të lundruar, por për shkak të kohës së paqëndrueshme, i kishte shtyrë era e madhe në thellësi të detit”, shkruan policia në një njoftim për mediat.