Një shqiptar ka rënë nga një ndërtesë dhe marrë dëmtime të shumta pasi ka rënë nga vendi se ku punonte në Maltë.
Sipas mediave vendase, i plagosuri shqiptar është rreth 46 vjeç, ndërsa nuk bëhet me dije emri i tij.
“Burri 46-vjeçar, i cili është shqiptar dhe jeton në Żurrieq, ra rreth një e gjysmë metra ndërsa punonte në një sit në Triq Santa Margerita. Incidenti u raportua tek autoritetet në 10.15 të mëngjesit,”-shkruajnë mediat malteze.
Shqiptari është dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt, ndërsa policia ka nisur hetimet intensive për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.