Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Genoa të Italisë.
Dy motra shqiptare, njëra 32 dhe tjetra 35 vjeçe dyshohet se kanë rënë nga dritarja e banesës, në katin e katërt të pallatit
Mediat italiane shkruajnë se 32-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjetra është në gjendje të rëndë.
Dyshimet e para janë se njëra nga motrat është vetëvrarë, ndërsa motra tjetër ka shkuar që ta shpëtojë, por ka rënë nga lartësia dhe ajo.
Autoritetet italiane po hetojnë të gjitha hipotezat e mundshme për të zbardhur shkaqet e plota.