Ministrja e Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shkarkoi sot nga detyra Aurel Vodën, bashkëshortin e zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda.
Voda mbante postin e drejtorit të shërbimit parësor dhe spitalor, FSDKSH. Ndërkohë shkarkimi i tij erdhi pas shpërthimeve të pazakonta të këtij të fundit në rrjetet sociale me fjalor banal.
Ndonesë u shkarkua nga detyra, ai duket se nuk është mërzitur aspak me vendimin e ministres. Pak më parë, Voda ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook postimin e kryeministrit Edi Rama.