Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

U shpallën kampione të Shqipërisë, Veliaj takon ekipin e Tiranës në basketboll për vajza: Bashkia po investon më shumë në sport

16:35 / May 8, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 05 08 at 16.21.56
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ekipin e Tiranës në basketboll për vajza, pak ditë pasi u shpallën kampione të Shqipërisë në një përballje me Flamurtarin. Veliaj u dhuroi anëtareve të ekipit nga një medalje, ndërsa premtoi se do të kenë edhe një shpërblim nga Këshilli Bashkiak, duke i inkurajuar të mos ndalen me rezultate pozitive, për ta mbajtur kupën në shtëpi. Kryebashkiaku u shpreh se ky është momenti kur titulli vjen në shtëpi, dhe ashtu si disiplinat e tjera në 8 vitet e fundit, edhe ky sport ka pasur ditët më të mira.

“E di që ka pasur disa momente ku jemi afruar shumë titullit, por vetëm ky ishte momenti kur më në fund titulli vjen në shtëpi, edhe ashtu si shumë disiplina të tjera kanë pasur në këto 8 vite ditët e tyre më të mira, më vjen mirë që edhe për gocat e basketbollit kjo është dita jonë më e mirë, kur rikthehet kampionati dhe kupa e kampionatit në shtëpi. Më vjen mirë gjithashtu që, edhe gocat e U-18, por edhe rezultati në ligën e unifikuar si vend i tretë, është goxha inkurajues”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku u ndal te investimet e Bashkisë në kuadër të vitit “Kryeqyteti Evropian i Sportit”. Ai tha se është investuar më shumë te sporti dhe sot të gjithë palestrat e Tiranës janë plot, duke bërë që shumë fëmijë të lënë celularët dhe ipad-et dhe të merren me aktivitete sportive.

“E kam pyetur veten, këto titujt që marrim, si Kryeqyteti Evropian i Sportit, a kanë ndonjë vlerë? Sigurisht që kanë vlerë sepse bashkia ka financuar më shumë ekipet e veta elitare dhe është investuar më shumë tek sporti, por vlera e vërtetë, është se të gjitha palestrat e Tiranës janë plot. Ndoshta jo të gjitha gocat dhe çunat do të vijnë tek ekipi elitar i qytetit, tek ekipi elitar kombëtar ose do shkojnë për Lojërat Olimpike në Paris, edhe në LA. Por fakti që shumë fëmijë kanë lënë celularët, kanë lënë ipadet, kanë lënë televizorët për të shkuar për t’u marrë me aktivitet fizik, për të mësuar si luhet në skuadër, në skuadër mund të qëllojë që edhe humbet në 25 vite, por ama në skuadër vetëm fitohet”, u shpreh kryebashkiaku.

Disa ditë më parë, Tirana u shpall kampione në kampionatin e basketbollit për vajza në Shqipëri. Ky është titulli numër 41 në histori për vajzat bardheblu, me trofeun që mungonte prej 25 vitesh.

basketboll Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.