Pas skandalit të korrupsionit të publikuar nga mediat gjermane zv.kancelari dhe kreu i Partisë së Lirisë në Austri, Heinz-Christian Strache ka dhënë dorëheqjen.
Ai tha se këtë vendim e mori pa një bisede me kancelarin Sebastian Kurz. Në një konferencë urgjente për shtyp, Strache tha se dëshironte të shmangte dëmtime të tjera politike për partinë e tij. “Unë u solla si adoleshent dhe mburravec”, mësohet të ketë thënë ai sipas mediave austriake.
Lexo edhe- Bomba e mediave gjermane: Zëvendëskancelari austriak i ofron tendera “investitores” ruse, nëse …
Në korrik të vitit 2017 Heinz-Christian Strache, kryetar i partisë së djathtë populliste të Austrisë, FPÖ, dhe kolegu i tij partiak Johann Gudenus takuan në ishullin spanjoll të Ibizas një ruse. Ajo u prezantua si mbesë e një oligarku rus. Strache dhe Gudenus i thanë ruses se ajo do të fitonte tenderë shtetërorë në Austri nëse do t’u paguante atyre para për të financuar fushatën elektorale. Këtë e dëshmojnë incizimet sekrete, të cilat i kanë siguruar revista “Der Spiegel” e Hamburgut dhe e përditshmja “Süddeutsche Zeitung” e Münchenit.