Erzen Breçani, ish-zyrtar policie tha në emisionin ‘Now’ se vetë Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë ndërhyrë që Gert Shehu të mos goditet më tej nga turma.
Breçani tregoi se pasi kishte ndërhyrë për ta nxjerrë agresorin në trotuar në mënyrë që ta largonte nga turma e irrituar, vetë truproja e Berishës i kishte përcjellë porosinë e këtij të fundit që 31-vjeçari të dorëzohej në polici.