Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka mohuar lajmin për mungesën e saj në foton familjare në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë.
Në një deklaratë për mediat serbe, ajo e ka cilësuar lajmin jo thjesht dezinformim, por gënjeshtër të hapur.
“Nuk është thjesht dezinformim, është gënjeshtër e hapur. Jam në foto. Qeveria e Serbisë ka publikuar foton e Samitit, unë jam aty. Nuk ka treguar asnjë njeri kur do të dalim në foto. Jam në fotografi, kam pasur takime, dola pak me vonesë, por kam qenë aty”, u shpreh Brnabiç.