Kim Kardashian ka reaguar pas akuzave se dëmtoi fustanin e Marilyn Monroe, të cilin e kishte veshur në Met Gala.
Në një intervistë për emisionin “Today”, ajo i konsideroi të pavërteta pretendimet e lëshuara në drejtim të saj.
Më 14 qershor, Kardashian u akuzua për dëmtimin e fustanit. Llogaria në Instagram për Koleksionin Marilyn Monroe, e cila drejtohet nga Scott Fortner, postoi foto të marra më 12 qershor nga Chad Michael Christian Morrisette që dukej se tregonin se fustani ishte dëmtuar, duke treguar pëlhurë të fërkuar pranë zinxhirit dhe kristalet që dukeshin se kishin rënë.
Ripley bëri një deklaratë të enjten duke mohuar se veshja e Kardashian kishte dëmtuar fustanin.
“Fakti mbetet se ajo në asnjë mënyrë nuk e ka dëmtuar veshjen në kohën e shkurtër të veshur në Met Gala”, thuhet në deklaratë.