Mediat greke, disa muaj më parë shkruan se shtëpia e këngëtarit të njohur grek, Lefteris Pantazis kishte rënë pre e grabitjes, ndërsa sa i përket autorëve, u tha se ishin shqiptarë.
Mbrëmjen e sotme, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Pantazis foli lidhur me grabitjen, ku rrëfeu se nuk kishte dijeni nëse autorët kishin qenë shqiptarë apo jo.
“Unë isha në Milano kur ndodhi ngjarja. Më vodhën disa gjëra që i kisha fituar prej vitesh, por nuk e di nëse hajdutët ishin shqiptarë apo jo. Më thanë që janë gjetur hajdutët dhe duhet t’i shikoj kush janë dhe nëse janë gjërat e mia ato që janë vjedhur”.