Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U vodhën 15 mln € europianëve përmes Call Center, GJKKO dënon me 23 vite burg 2 kokat e grupit

11:19 / June 18, 20256 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1749115471 gjkko007
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

GJKKO ka dënuar me 12 vite burg Jusel Micin dhe 11 vite burg Mendim Domin për një skemë të mashtrimit të europianëve përmes Call Center. Iu konfiskohen edhe 14 pasuri .

Njoftimi i plotë

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 166, të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurve Jusel Mici dhe Mendim Domi”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj, me vendimin Nr. 42, datë 17.06.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jusel Mici për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b/2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Jusel Mici për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Jusel Mici për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Jusel Mici për kryerjen e veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, e parashikuar nga neni 180/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) muaj burgim.

Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve të dhëna në një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.

Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Jusel Mici t’a vuajë dënimin në burgun e sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Mendim Domi për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b/2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Mendim Domi për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Mendim Domi për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në

bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Mendim Domi për kryerjen e veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, e parashikuar nga neni 180/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) muaj burgim.

Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve të dhëna në një dënim të vetëm me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht me 7 (shtatë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Mendim Domi t’a vuaj dënimin në burgun e sigurisë së lartë.

3. Në bazë të nenit 190/1, shkronja (a) të K.Pr.Penale, të nenit 36/1, shkronjat (a) dhe (ç) të K. Penal, vendoset konfiskimi i pasurive si më poshtë:

Pasurisë nr. ****, zona kadastrale ****, vol. **** fq. ****, me sipërfaqe 62m², e llojit apartament, me adresë: rruga ****, pall. ****, k. ****, shk. ****, ap. ****, në emër të shtetasve E.D, Mendim Domi dhe S.D;

Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, vol. **** fq. ****, me sipërfaqe 83.00 m², e llojit apartament, me adresë: rruga ****, godina **** H. **** Ap. ****, në pronësi të Jusel F. Mici;

Pasuri nr. ****, zona kadastrale ****, vol. **** fq. ****, me sipërfaqe 78.00 m², e llojit apartament, me adresë: rruga ****, godina **** H. ****, në pronësi të Jusel F. Mici dhe A.K.M.

Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe 4100.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Mendim Sh. Domi dhe A.A.J;

Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe 3720.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Mendim Sh. Domi;

Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe 4600.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Mendim Sh. Domi;

Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe 1300.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Mendim Sh. Domi;

Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe 2639.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Jusel F. Mici;

Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe 2733.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Jusel F. Mici dhe A. K. M;

Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe 4000.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Jusel F. Mici;

Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, vol. **** fq. ****, me sipërfaqe 3180.00.00 m², e llojit Are, me adresë: rruga ****, në pronësi të Jusel F. Mici dhe subjektit Euro Aditiv.

Llogaria personale plus në bankën UNION BANK, në emër të Mendim Sh. Domit, në degën ****, me numër ****, në shumën 195,763.24 euro.

Llogaria personale në bankën UNION BANK, në emër të Mendim Sh. Domi në degën ****, me numër ****, e cila ka 417,454.64 lekë.

Llogaria rrjedhëse në bankën UNION BANK, llogari biznes plus në emër të Mendim Domi person fizik, në degën ****, me numër ****, në shumën 528,719.00 lekë.

Duke kthyer pjesen takuese të pasurive te subjektit Euro Aditiv dhe shtetasit A. A. J.

Konfiskimin e të gjitha sendeve të sekuestruar me procesverbalet e kontrollit në subjektin ”Telex” shpk datë 13.12.2022 dhe me proceverbalin e sekuestrimit te provës materiale datë 03.05.2023.

Sendet e tjera të sekuestruara mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor dhe mbeten në ruajtje për efekt të proçedimit penal të ndarë me nr.166/1 viti 2021.

4. Shpenzimet procedurale të parapaguar nga shteti në fazën e hetimeve paraprake, si dhe ato të gjykimit, t’i ngarkohen të pandehurve solidarisht konform neneve 393/1 dhe 485/3 të K.Pr.Penale.

5. Kundër vendimit lejohet apel brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

15 mln euro 23 vite call center dy kokat GJKKO
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.