Gjokë Gurra, i cili u ekzekutua ditën e sotme në Dukagjin të Shkodrës bashkë me të birin, ka qenë pjesë e uniformave blu të Shkodrës.
57-vjeçari shërbeu si efektiv deri në vitin 2008 dhe më pas u largua nga detyra me vullnetin e tij.
Aktualisht ai mbante detyrën e kryetarit të fshatit Bruçaj. Ndërkohë prej 15 vitesh ai dhe i biri punonin me lëndë drusore.
Dy viktimave iu është bërë pritë në banesën e tyre, të cilën ua kishin djegur një natë më parë.