19-vjeçari Grei Bihuci humbi jetën këtë të hënë në qendër të qytetit të Fierit, pas një sherri me 18 vjeçarin Florian Muka. Mësohet se 19 vjeçari ishte nxënës i shkollës profesionale “Petro Sota” në degën TIK. Sipas raportimeve, ai ka bërë vetëm dy orë mësim dhe i la lënë orët e tjera. Pasditeve punonte si kamarier në një pastiçeri pranë vendit të ngjarjes. Ai ishte nga Fieri dhe prindërit mësues. Sakaq, më herët policia e Fierit njoftoi se i plagosur ka mbetur edhe një 20 vjeçar, i cili ka ndërhyrë për të shuar konfiktin mes të rinjvëe. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
U vra me thikë pas një sherri, 19-vjeçari në Fier studionte për TIK, pasditeve punonte si kamarier
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment