Një 24-vjeçar u vra pak para mesnatës në Laç, ku sherri për vendin e parkimit i kushtoi jetën. Policia bën të ditur mëngjesin e sotëm se është identifikuar autori i dyshuar i vrasjes dhe është shpallur në kërkim.
“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen në afërsi të stadiumit Laç, Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi V.Sh., Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezultoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit, dhe se autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi E.K.,32 vjeç, banues në Tiranë”, thotë policia.
Lexo edhe- Tronditet Laçi në të ‘martën e Shna Ndout’/ 25-vjeçari vritet për një vend parkimi
Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 24 vjeçarit Viktor Shorreti.