Të shtunën nisi në “Top Channel” edicioni i dytë i “Big Brother VIP”. Ndonëse u përfol se opinioniste do të ishte sërish Balina Bodinaku, në vend të saj u shfaq Zhaklin Lekatari.
Së fundmi është zbuluar arsyeja pse Balina nuk është më opinioniste.
Burime pranë “Noa.al” kanë zbuluar se shkak është bërë gjendje shëndetësore e Balinës.
Mësohet se prej disa ditësh Balina ndodhet e shtruar në gjendje jo të mirë dhe është ende duke u rikuperuar nga një pneumoni serioze.