Duke qenë se u merakosët pas zhdukjes së saj nga rrjetet sociale, Loredana ka reaguar dhe është rishfaqur. Jo në profilin e saj, por në Instagramin e së bijës Hana, ku ka postuar një foto me të voglën.
Ato shihen të shtrira pranë njëra-tjetrës, duke na dhuruar foton më të bukur të mbrëmjes, teksa e ka shoqëruar atë me vendodhjen “Parajsë”, duke nënkuptuar se kështu ndihet kur ndodhet pranë Hanës.
Nga kjo foto mund të shtojmë edhe një mundësi të 3 lidhur me largimin e papritur të saj nga rrjetet sociale, siç është kalimi i kohës me të bijën dhe me veten.
Kujtojmë se më herët ditën e sotme fansat vunë re se Loredana ka fshirë të gjitha postimet e saj në Instagram, pa bërë asnjë lajmërim paraprak.