Pasi publikuan historinë e tyre të dashurisë, Fatma dhe Alfio nuk reshtin së postuari foto bashkë e së ndari momente të ndryshme nga jeta dhe përditshmëria me njëri-tjetrin! Fansat i duan dhe kjo është e sigurt!
Fatma dhe Alfio, duket se i paskan gjërat më seriozisht nga sa mund ta mendonim ne! Ndërsa, në planin profesional gjithçka po ecën më së miri, ajo si moderatore në INTV, ndërsa master chef Alfio në TV Klan si edhe në sipërmarrjen e fundit në biznes, në restorantin “Kripë dhe Piper”, çifti i të dashuruarve duket se e ka ndarë mendjen edhe për një tjetër vendim në jetë që është po kaq i rëndësishëm: e tillë është martesa!
I ftuar në studion e emisionit “Thumb”, Alfio ka rrëfyer se vitin e ardhshëm, pra në 2020-ën ata paskan në plan të martohen! Dhe neve na duket sikur viti tjetër është kaq afër nesh dhe gati për të trokitur pas dere!