“SHBA nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë“, këtë e përsëriti ditën e sotme, zëdhënësi i DASH, Matthew MIller.
Zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit u pyet nga gazetarët lidhur me hipotezën e ngritur nga presidenti francez Emmanuel Macron për dërgimin e trupave të NATO-s në Ukrainë për të luftuar ndaj Rusisë.
Tensionet janë në rritje, teksa Rusia ka akuzuar për sulmin terrorist në Moskë edhe përfshirjen e SHBA-së së bashku me Britaninë e Madhe.