Bukuroshja e familjes Kardashian, Kendall Jenner, është padyshim një ndër modelet më të komentuara në mbarë botën dhe tashmë karriera e saj ka arritur majat. Mirëpo, me siguri nuk e dinit se setin e saj të parë fotografik, Kendall e ka zhvilluar me fotografin e njohur shqiptar, Fadil Berishën, kur ajo ishte vetëm 14-vjeç.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë fotografi nëpërmjet një fotoje të publikuar në profilin e tij në Instagram. “Seti i parë fotografik i Kendall Jenner kur ishte 14-vjeç. Pas kësaj, ne punuam 5 vite së bashku. Krenar për të.”- shkruan Fadil Berisha në postimin e tij. xing.al