Ashtu siç dihet ish kapiteni i Kombëtares Lorik Cana është i martuar me italianen, Monika në profesion arkitekte.
Ata kanë edhe një djalë, me emrin Bojken. Dyshja janë shumë të komentuar në media dhe gjithnjë tërheqin vëmendje.
Pak orë më parë Monika i ka dhënë mundësinë të gjithë ndjekësve të saj të bëjnë pyetjet që dëshirojnë në ‘Instastory’. Në këtë mënyrë ajo ka ndarë disa sekrete që askush nuk i dinte më herët.
Njëra prej pyetjeve ka qenë se sa gjuhë flet vogëlushi Boiken dhe Monika plot krenari ka thënë:
‘Unë i flas Boikenit italisht dhe frengjisht. Loriku i flet vetëm shqip. Në shkollë i flasin shqip dhe anglisht. Boikeni nuk flet. Shaka, kupton gjithçka dhe flet si të mundet. Duhet më shumë kohë, por do të ketë një fat të madh’.

