Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s do të mblidhen të mërkurën për të biseduar për Ukrainën

21:40 / August 19, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
natoo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s pritet të mblidhen të mërkurën për të biseduar lidhur Ukrainën dhe hapat e ardhshëm, thanë të martën zyrtarë amerikanë dhe të NATO-s.

Uashingtoni dhe kryeqytetet evropiane po punojnë për të përcaktuar se si mund të duken garancitë e sigurisë për Kievin.

Ukraina dhe aleatët e saj evropianë janë inkurajuar nga premtimi i presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me garancitë e sigurisë për të ndihmuar në përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë, gjatë një takimi të hënën në Uashington, por përballen me shumë pyetje pa përgjigje.

Derisa planifikuesit ushtarakë e nisën punën mbi t’i gjetur opsionet e mundshme për garancitë e sigurisë, Trumpi e përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Ukrainë, por sugjeroi se Uashingtoni mund të ofrojë një mënyrë të mbështetjes ajrore.

Gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së, Alexus Grynkewich, i cili mbikëqyr gjithashtu të gjitha operacionet e NATO-s në Evropë, do t’i njoftojë shefat e mbrojtjes mbi rezultatet e takimit në Alaskë javën e kaluar mes Trumpit dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Admirali Giuseppe Cavo Dragone, kryetar i komitetit ushtarak të NATO-s, tha se të mërkurën do të zhvillohet një videokonferencë.

“Derisa përpjekjet diplomatike për të siguruar paqe në Ukrainë po përparojnë, pres me interes përditësimin e [Grynkewich] mbi gjendjen e tanishme të sigurisë”, shkroi Dragone në X.

Zyrtarët theksuan se takimi po zhvillohet në rrethana të veçanta dhe pritet që tema si garancitë e sigurisë të jenë në qendër të diskutimit.

Një zyrtar amerikan tha në kushte anonimiteti për Reuters se gjenerali amerikan, Dan Caine, kryetar i Shefave të Shtabit të Përgjithshëm, pritet të marrë pjesë në takim, por planet mund të ndryshojnë.

Qeveria britanike tha se i ashtuquajtura “Koalicioni i Vullnetit”, që u mblodh virtualisht të martën, u pajtua që ekipet e tyre të planifikimit të takohen me homologët amerikanë në ditët në vijim për t’i çuar përpara planet mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Më herët të martën, Trump e përjashtoi sërish mundësinë e vendosjes së trupave amerikane në tokën e Ukrainës dhe nuk dha hollësi për garancitë e sigurisë që ka përmendur më parë se Uashingtoni mund t’ia ofrojë Kievit si pjesë e çdo marrëveshjeje pas luftës.

Por, në të njëjtin intervistë për Fox News, Trump sugjeroi se Uashingtoni mund të ofronte mbështetje ajrore për Ukrainën.

“Kur vjen puna te siguria, [evropianët] janë të gatshëm të vendosin njerëz në terren, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë me gjëra, veçanërisht, ndoshta, nëse flasim për mbështetje nga ajri sepse askush nuk ka atë që kemi ne, realisht ata nuk e kanë”, tha Trump. Ai nuk dha hollësi të tjera.

Ka shumë mënyra se si Shtetet e Bashkuara mund të ofrojnë mbështetje ajrore. Mund të jetë thjesht dërgimi i sistemeve shtesë të mbrojtjes ajrore për Ukrainën, ose një rol më i madh amerikan që përfshin avionë luftarakë të SHBA-së për të zbatuar një lloj zone të ndaluar fluturimi.

Zyrtarët i kanë thënë Reuters se Pentagoni po zhvillon ushtrime planifikimi mbi llojet e mbështetjes që Uashingtoni mund të ofrojë, përtej thjesht furnizimit me armë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha pas takimit të tij me Trump dhe udhëheqësit evropianë se garancitë e sigurisë për Kievin ka gjasa të përcaktohen brenda 10 ditësh.

mblidhen merkuren nato udheheqesit ushtarake
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.