Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Udhëtonte nga Durrësi në Tiranë për të vjedhur biçikleta, por bie në grackën e Policisë

13:46 / July 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bicikleta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia bëri të mundur realizimin me sukses të operacionit të koduar “çiklisti”, ndërsa vuri në pranga një 28 vjeçar nga Durrësi që kryente vjedhje biçikletash në Tiranë. Zbardhen 7 raste të vjedhjeve të biçikletave dhe janë sekuestuar 4 biçikleta, si dhe sendet që përdorte për të realizuar vjedhjet.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, nisur nga kallzimet e bëra nga disa qytetarë që u kishin vjedhur biçikletat, kanë organizuar punën për zbardhjen e këtyre rasteve dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i punës së bërë, bazuar mbi informacionet e marra në rrugë operative, për një shtetas që dyshohej se kishte kryer këto vjedhje, shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr 3 kanë finalizuar operacionin e koduar “Çiklisti”, ku kanë bërë kapjen në flagrancë të shtetasit:

B., 28 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

bicikleta vjedhje

Në momentin e ndalimit në rrugën “ Don Bosko”, Tiranë , Policia i gjeti këtij shtetasi 4 biçikleta të vjedhura, si dhe sendet që përdorte për kryerjen e vjedhjeve, konkretisht: thikë, kaçavidë, çelsa të vegjël biçikletash, pinca, kapele për maskim etj.

Në vijim të hetimeve, bazuar në prova të grumbulluara dhe pamje filmike dyshohet se ky shtetas është autor edhe i 3 vjedhjeve të tjera biçikletash, të ndodhura gjatë muajve mars-prill të këtij viti në Tiranë.

Po vijon puna në bashkëpunim me komisariatet e tjera të Policisë në varësi të DVP Tiranë, për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të biçikletave të ndodhura në Tiranë pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe vjedhje të tjera të biçikletave duke ua shitur personave të rastësishëm në shuma më të vogla nga vlera e tyre reale.

Gjithashtu u procedua në gjëndje të lirë dhe shtetasi E.Gj.,41 vjeç banues në Tiranë për vepën penale “Përvetësim i sendeve të vjedhura”. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

BICIKLETA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.