Një tjetër risi nga DPSHTRR për drejtuesit e mjeteve, ku sipas një udhëzimi të ri, ata duhet të regjistrojnë adresë të re nëse kanë ndryshim të vendbanimit, në të dhënat e mjeteve në përdorim.
Udhëzimi përcakton që kur pronari i mjetit ndryshon vendbanimin, ai dorëzon në zyrën e regjistrimit të Drejtorisë Rajonale aplikimin përkatës, lejen e qarkullimit të mjetit bashkë më certifikatën e pronësisë. Kur pronari ndryshon bashkinë e vendbanimit, dorëzon targat vetëm nëse ato janë të sistemit të vjetër.
Ndërkohë që kur pronari ndryshon vendbanimin brenda bashkisë, zyra e regjistrimit bën ndryshimet në sistemin informatik e-DPSHTRR, Regjistrin Elektronik dhe kartelën përkatëse duke vendosur adresën e saktë të vendbanimit sipas regjistrit të gjendjes civile.
Me dokumentet e dorëzuara krijohet fashikulli që futet në dosjen përkatëse të mjetit, ndërkohë që DSHPTRR lëshon lejen e re të qarkullimit të mjetit si dhe certifikatën e pronësisë.