Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Udhëzimi për siguracionin, si ndryshon çmimi dhe kur shoferëve do t’u rimbursohet tarifa

12:43 / April 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kartoni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbatimi i sistemit të ri të siguracionit të makinave nisi nga 1 prilli i këtij viti.

Deri në hyrjen në fuqi të ligjit, që do të jetë 1 prilli i vitit 2020, shoferëve të makinave do t’i mbahet historiku i të dhënave të dëmeve.

Gazeta “Panorama” zbardh të plotë udhëzimin e miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si dhe boton tabelën e përcaktimit të klasave të dëmit që do të jetë detyrim afishimi për çdo kompani, në mënyrë që të njihet nga qytetarët. Udhëzimi përcakton që shoferët të ndahen në 18 kategori të ndryshme.

Klasa hyrëse, pra, klasa që u jepet të siguruarve që nuk kanë historik në bazën e të dhënave, do të jetë do të jetë klasa e 13-të, për vitin e parë të vënies në zbatim të sistemit bonus-malus. Udhëzimi përcakton edhe sesi do të jetë lëvizja e drejtuesve të makinave gjatë këtij viti për rastet kur kryejnë aksidente dhe e kundërta.

Kjo gjë do të sjellë: “Sistemi bonus-malus për kontratat e sigurimit të detyrueshëm motorik MTPL do të përdoret sipas algoritmit të mëposhtëm që në mënyrë të përmbledhur konsiston në: uljen e klasës së riskut me një klasë në rastet e të siguruarit që nuk shkakton asnjë dëm gjatë vitit të kontratës; rritjen e klasës së riskut me 2 klasë nëse i siguruari bën një dëm gjatë vitit të kontratës; 5 klasë nëse bën dy dëme etj.”, thuhet në udhëzim. Kjo do të sjellë ulje të çmimit 50 për qind kur nuk kryhen aksidente dhe rritje 2 herë të çmimit nëse një shofer kryen aksident.

Në rast se një drejtues shet mjetin e tij apo makina ka dalë jashtë përdorimi ose çregjistrimit nga Regjistri i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPShTRr), të siguruarit i njihet e drejta e rimbursimit për pjesën e primit të paguar dhe të papërdorur si pasojë e skadimit të rrezikut të siguruar.


214

bonus malus Shërbimit të Transportit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.