Çështja e Juventusit shtrihet edhe në nivel europian. UEFA, duke pranuar ankesën nga La Liga dhe Javier Tebas, kanë hapur një hetim zyrtar për të ardhurat dhe bilancet e klubit të Juventusit.
“Dhoma e Parë e Trupit të Kontrollit Financiar të UEFA sot hapi një hetim zyrtar kundër Juventus FC për shkelje të mundshme të licencimit të klubeve dhe rregullave të Fair Play-it financiar. Hetimi nga Dhoma e Parë do të fokusohet në shkeljet e supozuara financiare të bëra publike së fundmi pas procedurave të kryera nga Consob dhe Prokuroria Publike e Torinos”, tregon UEFA në njoftim.