Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

”UEFA Grassroots”, flet presidenti Duka: Futbolli i bazës duhet që të jetë prioritet i çdo federate

19:14 / May 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
duka grassroots panel meeting tirana 1 1536x1024 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Federata Shqiptare e Futbollit mirëpriti këtë të martë një nga mbledhjet më të rëndësishme të UEFA-s, “Grassroots Football Panel”. Drejtues të zhvillimit të futbollit dhe ekspertë të disa prej federatave anëtare të UEFA-s diskutuan disa tema kryesore dhe shkëmbyen idetë dhe qasjet e tyre mbi fusha të ndryshme kritike si: Konferenca e ardhshme “Grassroots”; Zbatimi i Kartës së Grassroots; Procesi i Vetëvlerësimit; UEFA Share Seminars.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, përshëndeti mbledhjen e nivelit të lartë Europian, që u organizua nga UEFA ditën e sotme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Në fjalën e tij përpara të pranishmëve, Presidenti Duka tha se Grassroots është dhe duhet të jetë prioritet i çdo federate anëtare të UEFA-s dhe i qeverive të shteteve europiane, në mënyrë që çdokush të përfshihet në lojën e bukur të futbollit. Ndër të tjera, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar tha se FSHF po punon shumë fort që të realizohen të gjitha objektivat e vendosura në strategjinë “Futbolli për Kombin” për prioritetin “Grassroots”.

”Kjo është arsyeja se pse Grassroots është dhe duhet të jetë çelësi i përfshirjes dhe mundësive të barabarta për të gjitha moshat dhe gjinitë, zhvillimit dhe pasionit të futbollit dhe ne duhet të sigurohemi që çdokush të ketë akses në lojën e bukur të futbollit. Dhe kjo është arsyeja se pse të gjithë ne si Federata anëtare dhe qeveri duhet ta kemi si prioritet në strategjitë tona. Dy vite më parë ne paraqitëm strategjinë 2022-2025 dhe Grassroots është një nga prioritetet tona, ku gjatë këtyre dy viteve po punojmë pa pushim për të arritur objektivat tona: Të rrisim me 10% numrin e nxënësve të shkollave që regjistrohen në kampionatet e organizuara nga FSHF, duke rritur bashkëpunimin dhe punën tonë me shkollat. Brenda vitit 2025 ne synojmë gjithashtu edhe krijimin e shkollës së futbollit të FSHF”,-tha ndër të tjera Presidenti Duka.

Kjo është mbledhja e dytë për këtë vit që UEFA organizon në vendin tonë, pas asaj të 16 prillit me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të futbollit të Europës Juglindore. Më parë FSHF ka mirëpritur dhe ka organizuar në “Shtëpinë e Futbollit” edhe mbledhjen e një prej organeve më të rëndësishme të UEFA-s, Komitetin “HatTrick”.

Armand Duka uefa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.