Edon Zhegrova po kalon një sezon fantastik me Lille, në Francë dhe Europë. Sulmuesi shqiptar ka spikatur në Champions League, aty ku me driblimet e tij në dy ndeshjet e para të fazës së ligës është i pari në listë. Zhegrova ka lënë pas yje si Vinicius i Real Madrid apo Musiala i Bayern Munchen. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës është në kuotën e 17 driblimeve, si askush tjetër në kompeticionin më të madh për klube në botë. Vinicius ai që mendohet se do të jetë fituesi i Topit të Artë këtë vit, ka realizuar deri tani 14 driblime.
Postime te ngjashme
Add A Comment