Uganda ka njoftuar planet për të miratuar një ligj për dënimin me vdekje të homoseksualëve.
Projekt-ligji, i njohur në mënyrë si “Vrisni homoseksualët” në Ugandë, u anulua 5 vite më parë.
Por qeveria lajmëroi se po planifikon që ta “ringjallë” brenda disa javësh.
Qeveria shtoi se kjo do të frenonte rritjen e numrit të homoseksualëve në vendin e Afrikës Lindore.
“Homoseksualiteti nuk është i natyrshëm për Uguandën, por ka pasur një rekrutim masiv homoseksualët në shkolla dhe veçanërisht në mesin e të rinjve, ku po promovojnë gënjeshtrën se njerëzit lindin ashtu,”-tha Ministri i Etikës dhe Integritetit të vendit, Simon Lokodo, për Fondacionin Thomson Reuters. “Ligji ynë aktual penal është i kufizuar. Ai vetëm kriminalizon aktin. Por duam që kushdo që përfshihet në promovimin dhe rekrutimin duhet të dënohet. Ata që kryejnë këto vepra të rënda do t’u jepet dënimi me vdekje.”
Lokodo shtoi se projekt-ligji, i cili ka mbështetjen e presidentit të vendit, Yoweri Museveni, do të risillet në parlament në javët e ardhshme. Ndërsa shtoi se pritet të votohet para përfundimit të këtij viti.