Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se prokurori Kol Hysenaj, drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu dhe drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj ishin duke pirë së bashku.
Gjashtë ish- deputetët e Partisë Demokratike të vënën nën hetim për ushtrim dhune ndaj uniformave blu në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas protestës së 16 Shkurtit, kanë hedhur poshtë akuzat e prokurorisë.
Ata fillimisht publikuan një video në të cilën thonë se faktohet dhuna e Drejtorit te Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, ndaj tyre.
Ndërkohë në emisionin Opinion është publikuar dhe një foto ku sipas ish deputetëve të PD-së, zyrtarët më të lartë të Policisë kanë qenë duke pirë alkool në ato momente.