Uji detox, është një shtysë e fuqishme për metabolizmin, e përshpejton atë, shpërndan në mënyrë tepër efikase vlerat ushqyese dhe antioksidantët e shumtë, ndihmon në rinovimin e qelizave të dëmtuara.
Për më tepër, uji detox konsiderohet një mrekulli e vërtetë për eliminimin e fryrjes së barkut.
Ja 1 recetë super e thjeshtë. ‘Ujë detox me ananas, limon, xhenxhefil dhe mente’.
Kombinimi i tyre sjell një nivel të lartë proteinash dhe ndihmon sistemin tretës, stimulon shpërbërjen e yndyrnave.
Përbërësit:
1 limon, 1 gotë uji, ½ ananas, xhenxhefil,mente
Metoda e përgatitjes:
• Prisni ananasin në copa të vogla dhe hidheni në një blender së bashku me gjethet e mentes, ujin dhe xhenxhefilin.
• Shtoni një lugë çaji lëng limoni
• Shijoni lëngun e ngrirë!