Një helikopter dhe një avion që i përkasin një aleati besnik të presidentit rus u janë dorëzuar autoriteteve në Ukrainë. Sipas mediave të huaja, avioni i përkiste Viktor Medvechuk, i cili u arrestua nga forcat në luftë.
Në një postim në rrjetet sociale, Policia e Ukrainës informoi se helikopteri dhe avioni i përkisnin familjes Medvechuk dhe “u dorëzuan për nevojat e forcave të armatosura”.
Medvechuk ishte miku më i mirë i Vladimir Putinit në Ukrainë, sipas The Guardian.
I quajtur shpesh si “princi i errët” i politikës ukrainase, ai ka qenë një aleat besnik i Putinit për dy dekada, duke udhëhequr një parti politike pro-ruse në Ukrainë për vite me radhë, edhe pas aneksimit rus të Krimesë në 2014.