Dy vatra zjarri janë aktualisht aktive në rrethin e Matit.
Drejtues të Njësisë Administrative Ulëz njoftuan Komisariatin e Policisë, Bashkinë e Matit, Shtabin e Mbrojtjes, zjarrëfiksët dhe banorë të zonës se në pyjet e fshatit Madhesh është konstatuar një vatër zjarri.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur zjarrëfikēsit e Burrelit, specialistët e pyjeve, banorë të Ulzës, etj.
Terreni i thyer dhe temperaturat tejet të larta favorizojnë përhapjen e flakëve dhe pengojnë forcat e mjetet për shuarjen e tyre.
Edhe vitin e kaluar në këtë zonë ka patur zjarre dhe dëmet kanë qenë të mëdha.
Postime te ngjashme
Add A Comment