Enti Rregullator i Energjisë (ERE), në një mbledhje të zhvilluar ditën e sotme diskutoi kërkesën e OSHEE për uljen e çmimit të energjisë për familjarët.
Drejtori i Tarifave në OSHEE, Romir Pajenga tha se çmimi për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 KWH do të jetë 8.5 lekë.
Ndërsa për konsumatorët familjarë që shpenzojnë mbi në 700 KWH, çmimi do të mbetet i pandryshuar, 9.5 lekë.
Në një konferencë për mediet, kreu i qeverisë Edi Rama e ka cilësuar një arritje domethënëse uljen e çmimit të energjisë, për herë të parë në 35 vite.
Rama: Arritja më domethënëse, ulja e parë në historinë e këtyr 35 vitev ë energjisë elektrike. Ky është një fakt që na mbush me krenari, po të marrim parasysh se nga çfarë humee e kemi nisur ngitjen në këtë pikë. Kjo është një masë më shumë se sa e mirëmenduar, e diskutuar me ekspertizën e brendshme dhe me ekspertizë ndërkombëtare, e bazuar në projeksionet e planit tonë strategjik për sovranitetin e plotë energjitik.