Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ulja e taksave për të pasurit, kryeministrja britanike bën gati valixhet!

22:26 / October 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
liz truss 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Konservatorët e nervozuar po shikojnë se rezultatet e sondazheve janë të tmerrshme dhe po debatojnë se kush mund të zëvendësojë kryeministren Liz Truss dhe si të shmangin një garë të stërzgjatur lidershipi konservator

Liz Truss po lufton për mbijetesën e saj politike, pasi konservatorët po komplotojnë hapur për ta larguar nga posti. Deputetët që e votuan dhe madje edhe ministrat, tashmë duan që ajo të ikë dhe sikurse shkruan Mirror, largimi është gati për brenda javës.

Kryeministrja ka shkarkuar tashmë ministrin e saj të Thesarit si dhe ka braktisur pjesën më të madhe të axhendës politike, në një përpjekje të dëshpëruar për të qetësuar trazirat ekonomike të shkaktuara nga mini-buxheti i saj që u cilësua katastrofik.

Plani ekonomik i kryeministres britanike Liz Truss, çoi tregjet financiare në kaos dhe shkaktoi një rënie të mprehtë të vlerës së paundit. Kryeministrja u detyrua të tërhiqej nga planet për të ulur në mënyrë agresive taksat dhe pa thënë se si do të kompensohen ato duke pasuar trazira në tregjet financiare globale.

Mini-buxheti e shtyu paundin në një rekord të ulët kundrejt dollarit, rriti koston e huamarrjes së qeverisë dhe normat e hipotekave dhe çoi në një ndërhyrje të paprecedentë nga Banka e Anglisë. Prandaj Truss vendosi të ruajë rritjen e taksës së korporatës të planifikuar nga qeveria e mëparshme, pasi më herët përqafoi idenë e uljes së taksave për të pasurit.

Pas kësaj situate, deputetët konservatorë deri dhe ministrat e saj besnikë paralajmërojnë se ajo nuk mund të përballojë më të bëjë “gabime të mëtejshme”. Konservatorët e nervozuar po shikojnë se rezultatet e sondazheve janë të tmerrshme sepse tani avantazh të gjerë kanë laburistët. Ata po debatojnë se kush mund të zëvendësojë kryeministren Liz Truss dhe si të shmangin një garë të stërzgjatur lidershipi konservator.

britani Liz Truss Taksat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.