Prej 10 vitesh në liqenin e Ulzës nuk ishte kultivuar peshk. Madje gjuetia e paligjshme kishte bërë kërdinë në këtë basen.
Banorë të papërgjegjshëm gjuanin me dinamit e korent duke shfarosur në masë peshqit. Më në fund është mundësuar hedhja e 30 mijë rasatëve, duke shpresur se pas një viti do të peshkohen tonelata peshk, në se nuk veprohet si më parë.
Specialistët u shprehën se do të bashkëpunojnë me Policinë dhe autoritetet lokale që peshqit të rriten dhe pastaj të furnizohet tregu matjanë e më gjërë.